Tërmeti që goditi Shqipërinë me 26 nëntor rrëzoi shumë ndërtesa por përveç tyre, rrëzoi edhe propagandën e qeverisë.
Mbas tërmetit, morëm vesh se qeveria nuk ka as një cent për emergjencat. Se ekipi shqiptar i kërkimeve është i keq financuar, pa asnjë paisje moderne dhe se operon me metoda të shekullit të shkuar.
Morëm vesh që asnjë masë nuk ishte marë pas tërmetit të shatorit. (Shumë nga vdekjet mund të ishin evituar nëse do ishte bërë një bilanc i plotë i dëmeve që shkaktoi tërmeti që ra dy muaj më parë). Se qeveria nuk ka asnjë plan për menaxhimin e situatave pas tërmeteve . (Po të mos ishte për mobilizinin e njerëzve të thjeshtë dhe shqiptarëve të Kosovës situata do ishte shumë më tragjike seç është sot).
Po kush janë masat që mori qeveria?!
Po ja! Erdhën në terren dhe vëzhguan nga afër punën e ekipeve nga Kosova, Italia, Serbia e deri Izraeli. Sollën Sokolin para gërmallave dhe dhanë intervista live. Sollën Vis Naçin dhe ndezën live-in ne FB. Bënë thirrje për ndihma monetare. Etj. Dmth situatën e shkaktuar nga propaganda u munduan ta menaxhojnë me më shumë propagandë. Ekziston një shprehje e bukur. ‘Nuk dilet nga gropa duke gërmuar me lopatë’.
Sot qeveria i është turrur mediave që guxojnë të raportojnë të vërtetën.
Zoti kryeministër! Nuk ndërtohet mbi rrënojat e propagandës që u rrëzua nga tërmeti! Lodheni kot! Bëni mirë të largoheni, e të merni me vete edhe “qentë” që nuk nuhasin asgjë, përveç lekëve në xhepat e shqiptarëve.
Nga Genc Sejko