Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e kameramanit gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Sipas njoftimit, kameramani është arrestuar për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Suharekë.

“Sot, në orën 11:45, në rajonin e Prizrenit, në Suharekë, Policia e Kosovës me njësitet e saj, gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të saj ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e Policisë duke penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre sipas planit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti inciohet dhe shkon në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.