Golashënuesi legjendar gjerman Gerd Muller vuan nga problemet psikike dhe gjendja e tij është shumë e rëndë, njoftoi familja e tij.

Ai ka qenë në një institucion të specializuar pranë Mynihut për pesë vitet e fundit, ku nesër do të festojë 75 vjetorin e lindjes.“Muller kalon pothuajse 24 orë në ditë në shtrat, ka vetëm momente të rralla kur ai është zgjuar dhe ngadalë futet në jetën e përtejme”, tha gruaja e tij Uschi Muller për Bild.

Mullerka shënuar 365 gola në 427 ndeshje për Bayern dhe 62 gola në 68 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore.Ai ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 1970 dhe fitoi Topin e Artë po atë vit.