Liridon Fazliu, shqiptari nga Kosova, e ka shënuar një fitore mjaft domëthënëse dhe krenare për të gjithë shqiptarët në botë.

Boksieri shqiptar nga Kosova e ka mposhtur në fakt kundërshtarin serb, Stefan Markovic.

Fazliu e nokautoi serbin në raundin e tretë, me ç’rast festoi me flamur tonë kombëtar shqiptar dhe me një kapelë të ushtrisë sonë të lavdishme, UÇK-së. Këtë akt të gozhdimit të boksierit serb mund ta shihni në video duke klikuar KETU.

Festa e ekipit të Fazliut, por edhe e tifozëve ka vazhduar edhe jashtë palestrës për disa orë.

“Të them drejtën nuk kam prit se do ta mposhti me KO pasi kundërshtari ka shumë përvojë, mirëpo fakti që ishte serb mua më motivoi më shumë dhe doja që ta goditja fort dhe të përfundoj ndeshjen me KO një gjë që e arrita në rundin e 3-të. Falënderoi të gjithë që më mbështetën në këtë ndeshje si dhe familjen dhe sponzorat që po rrinë gjithnjë afër meje”, ka thënë Fazliu, përcjellë e pavarura MekuliPress.