Diplomati kryesor i Bashkimit Europian Josep Borrell ka paralajmëruar se do të propozojë sanksione ndaj kolonëve ekstremistë siç i quajti ai në Brekun Perëndimor në Izrael.

Ne do të punojmë për të vendosur sanksione kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Do t’ua propozoj një gjë të tillë vendeve anëtare, është shprehur ai gjatë një konference për shtyp.

Borrell ka bërë të qartë se ai është kundër zhvendosjes së civilëve edhe në Rripin e Gazës që ka ndodhur për shkak të ofensivës tokësore të Izraelit. Sipas tij, vendimi i qeverisë izraelite për të ndërtuar 1 700 shtëpi të reja në Jeruzalemin Lindor është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Siguria e Izraelit nuk mund të arrihet me mjete ushtarake. Ajo kërkon zgjidhjen politike të konfliktit, ka shtuar ai.