Flamuri ynë kombëtar është një nga më të bukurit dhe të këtij mendimi duket se janë edhe shumë të tjerë.

Tani një sportist i njohur në SHBA duket se është dashuruar me simbolin e shqiponjës sonë dykrenare.

Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan, Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA. Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “fashion statement” apo e lidhë diçka më shumë me Shqipërinë apo me shqiptarët në përgjithësi. Por ajo që dihet, është që kjo pamje kënaq sytë dhe zemrat e gjithë shqiptarëve në botë.