Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka theksuar përmes një opinioni të publikuar në “The Wall Street Journal” se kushtet e Izraelit për paqen në Gaza janë tre:

shkatërrim i Hamasit, demilitarizim i Gazës dhe deradikalizim i shoqërisë palestineze

sipas tij Autoriteti Palestinez që kryen funksione qeverisë së në Bregun Perëndimor është i paaftë të përmbushë detyrën e administrimit të Gazas. Po kështu mediat izraelite kanë vënë në dukje faktin se Netanyahu nuk përmend në opinionin e tij zgjidhjen politike të një shteti palestinez apo të dy shteteve, çka nënkupton se Netanyahu po operon tashmë me një strategji të re: atë ku terreni përcakton rezultatin dhe zgjidhjen.

SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, si dhe shumë vende të tjera mbështesin synimin e Izraelit për të shkatërruar grupin terrorist. Për të arritur këtë qëllim, kapacitetet e tij ushtarake duhen shpërbërë si dhe sundimi i tij në Gaza duhet të marrë fund. Liderët e Hamasit kanë deklaruar se do të përsërisin masakrën e 7 tetorit, “sërish dhe sërish”. Kjo është arsyeja pse shkatërrimi i tyre është e vetmja përgjigje proporcionale për të parandaluar përsëritjen e mizorife të tilla të tmerrshme. Çdo gjë më pak se kjo, siguron luftë më shumë dhe më tepër gjakderdhje, citohet Netanayhu.