Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq dhe sulmuesi Stefan Mugosa kanë dalë në konferencë para mediave para ndeshjes së nesërme që do ta luajnë kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mali i Zi nuk ka shënuar në ndeshje zyrtare që nga sfida me Kosovën që u mbyll 1-1, por trajneri Haxhibegiq nuk është aspak i shqetësuar dhe thotë se ka ardhur në Prishtinë për të sulmuar dhe për të marrë fitore.

Ai tha se ka bërë analizat pas ndeshjes me Bullgarinë dhe ekipi nuk është aq dobët, por janë në një fazë tranzicioni ku po bëhet ndërrimi i gjeneratave dhe po ngritët një ekip i ri.

Haxhibegiq e pranoi se sfida ndaj Kosovës do të jetë një test, por e kaloi presionin tek ekipi ynë duke thënë se “Dardanët” kanë ende mundësi për t’u kualifikuar, ndërsa malazezët janë përqendruar në Ligën e Kombeve.

Sa i përket formacionit, trajneri i Malit të Zi tha se tashmë ka në kokë lojatrët që do të zbresin nesër në fushë, por shtoi se ka ende dyshime për dy lojtarë të cilat do të qartësohen pas stërvitjes së sotme.

“Sa i përket ekipit në përgjithësi, kam në kokë të gjithë ekipin e përcaktuar, nuk e kam ndarë me lojtarët se kush çka do të bëjë, kam edhe dy dilema të cilat do t’i sqaroj pas stërvitjes së sotme bashkë me shtabin tim. Më duhet të them se ekipi do të jetë kompetitivë dhe do të mund të sulmojmë Kosovën gjatë gjithë kohës. Ndërsa siç e kam ndarë me ju edhe më herët kemi parë që edhe në ndeshjen kundër Bullgarisë kemi bërë disa ndryshime për të përmirësuar disa gjëra, ndoshta do të shihni edhen nesër disa ndryshime”, tha ai.

Trajneri i Malit të Zi ka thurur lavde për lojtarin kosovar që luan me përfaqësuesen që drejton, Fatos Beqirajn, për të cilin se tha se është i shkëlqyer dhe shumë i rëndësishëm e model për lojtarët e rinj