Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për helmimin e 26 zyrtarëve të KQZ, në Kosovë pas hapjes së zarfëve ku ishin votar serbe.

Vuçiç ka akuzar shqiptarët, se e kanë shpikur këtë metodë, që sipas tij bëhet për të “shfuqizuar” Listën Serbe, dhe që mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiç