Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi kërkon të marrë në pronësinë e tij klubin anglez, me të cilët mendon se mund të fitonte shumë trofe.Diçka të tillë e pranon vetë presidenti i klubit anglez, Andrea Radricani, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, ka pranuar se Al Khelaifi dëshiron të blejë klubin që ai ka në pronësi: “Një nga tre të interesuarit për të blerë klubin tonë është edhe Al Khelaifi, me të cilin ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer prej një kohe të gjatë.

Ata kanë mundësinë ta ngrenë lart këtë klub, për të garuar me Mançester Sitin. Kjo do të ishte diçka fantastike për tifozët e këtij klubi.