Albert Kastrati dje ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në tifo-grupin, Plisat.

Tashmë, në vend të tij është emëruar Rinor Grajçevci kanë bërë të ditur Plisat në rrjetet sociale, përcjell Gazeta Olle.

Grajçevci, sot ka publikuar një shkrim ku falënderon anëtarët e nëngrupeve të tyre për besimin e dhënë që të jetë i pari i Plisave.

Më poshtë postimi i plotë nga kryetari i ri i Plisave, Rinor Grajçevci:

Falenderim dhe zotim

Dje me eshte besuar nje nga detyrat me te rendesishme qe i kam marrur ne jeten time. Me votim te fshehte, pas diskutimeve e bisedave te perbashketa, eshte zgjedhur kryesia e re ndersa jam zgjedhur kryetar i grupit me te fuqishem e me te lavdishem shqiptar – PLISAT.
Eshte nder i madh per mua qe e fitova besimin e nengrupeve e anetareve te grupit Plisat, mirepo eshte edhe detyre e veshtire njekohesisht. Eshte nder qe te jem ne krye te nje grupi me kaq shume histori, ndersa eshte e veshtire sepse duhet te perkushtohem maksimalisht qe ta nderoj e ta ngris sa me larte reputacionin e emrin e grupit.

Une jam rritur ne qytetin e Prishtines e pergjate tere jetes sime kam qene ne tribunat e stadiumit e sallave te klubeve tona. Gjate tere kesaj periudhe jam munduar qe te jap gjithcka, ne cfaredo forme, per grupin. Andaj tash, me detyren e re, zotohem se do te jap gjithcka nga vetja qe lavdia e Plisave te percillet te gjeneratat e reja.

Pas nje periudhe 8 vjecare te udheheqjes se mrekullueshme nga Albert Kastrati – Tigri, me te gjithe shoket e tribunave, te gjeneratave me te vjetra e asaj me te re, jam i vetdijshem qe se bashku me kryesine e re kemi shume pune sepse duhet qe njekohesisht t’i nderojme ata qe ishin para meje e t’i frymezojme ata qe vijne pas.

Prandaj, duke i falenderuar Plisat, nengrupet e kryetarin e deritanishem Albertin per mbeshtetjen, ju ftoj te gjithe qytetareve te Prishtines qe te punojme se bashku me kryesine e re te Plisave qe te organizohemi sa me mire e sa me fuqishem ne menyre qe t’a nderojme kryeqytetin, klubet tona e kombin shqiptar.
Une zotohem qe gjithnje do te jem ne sherbim te qytetit, Plisave, klubeve te qytetit e te kombetares Shqiptare.

Prishtina, Plisat e shqiptaria kane nevoje per PLISA. Prandaj, aty do te jemi perhere.

Me respekt,

Rinor Grajqevci
Kryetar i grupit Plisat