Kosova do të luaj javën e ardhshme dy ndeshjet “jetike” për kualifikimin në Euro 2020.
Vedat Muriqi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kasimpasas.
Pas ndeshjes, vet lojtari kishte thënë se i nevojitet kohë për të pushuar.
Ndërsa sot Muharrem Sahiti tha për Supersport se Muriqi do të vij për ta ndihmuar Kosovën në këto ndeshjet e rëndësishme.
“Kam biseduar sot dy herë me Vedatin, ka thënë që do të vijë. Edhe pse ka pak dhimbje, por besoj që nuk do të jetë problem” – tha Sahiti.