Barcelona po tenton të transferojë një sulmues në këtë afat kalimtar të janarit.

Skuadra katalunase ka marrë lajmin e hidhur nga Luis Suarez, pasi lojtari ka pësuar lëndim në gju.

Sulmuesi uruguaian do të mungojë deri në gjashtë javë te Blaugranasit shkaku i këtij lëndimi.


AS raporton se kampioni i La Liga-s tani është në presion të madh, pasi do i duhet të transferojë një sulmues në këtë muaj.

Ernesto Valverde thuhet se do të shkarkohet, sidomos pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës ndaj Atletico Madridi.

Barcelona nuk ka ndonjë shënjestër që është bërë publike, por mund të tentojë të transferojë edhe një anësor, për të luajtur me Griezmannin në qendër.