FIFA ka gjetur shkelje në transferimet e Chelsea për lojtarët nën moshën 18 vjeçare, duke dënuar skuadrën nga Premierliga me ndalimin e transferimit të lojtarëve për dy afatet e ardhshme.

Chelsea ka bërë të ditur se do ta apelojë këtë dënim të padrejtë sipas tyre, por derisa ai mbetet në fuqi, skuadra e Roman Abramovich nuk do të ketë drejt transferimi të lojtarëve deri në verën e vitit 2020.

Por cilat mund të jenë pasojat e Chelsea në rinovimet e kontratave, largimet, huazimet dhe blerjet e lojtarëve?

Rinovimet

Cesar Azpilicueta është me një këmbë drejt largimit nga Chelsea, së bashku me Gary Cahill. Këtij të fundit, kontrata me ‘Blutë’ i skadon në qershor të këtij viti. Të dy këta, me dënimin aktual nga FIFA, mund të zgjasin qëndrimin edhe për një sezon.

Largimet

Eden Hazard është emri më i lakuar për t’u larguar nga Chelsea, me lojtarin që kërkohet nga Real Madrid.

Reprezentuesi belg, i duhet të vendos nëse do të qëndrojë të ndihmojë Chelseas pas dënimit të FIFA-s, apo të ndjekë ëndrrën e tij për t’u transferuar te Real Madrid.

Kujtojmë se në të kaluarën në situatë të njëjtë është gjendur Antonio Grizemann, por ai refuzoi Barcelonën dhe vendosi te qëndronte te Atletico Madrid.

Huazimet

Aventura e Gonzalo Higuain te Chelsea mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, me dënimin e FIFA-s. Lojtari mund të detyrohet të rikthehet te Juventus, në pamundësi për të kompletuar transferimin në ‘Stamford Bridge’.

Rasti Alvaro Morata, është i ndryshëm.  Spanjolli është i huazuar te Atletico Madrid, dhe me situatën e re mund të rikthehet te Chelsea.

Lojtarët që mund të rikthehen te Chelsea janë edhe Kurt Zouma, Michy Batshuayi, Timou Bakayoko dhe Christian Pulisic. Ky i fundit është blerë nga Chelsea në afatin kalimtar të dimrit, dhe është huazuar te Borussia Dortmund deri në fund të sezonit.