Karim Benzema është kthyer në sulm kundër zgjedhjeve që e parakalojnë në preferencat e teknikut të Francës Didier Deschamps dhe këtë herë në qendër të fyerjeve të tij është Olivier Giroud. Sulmuesi i Real Madrid nuk ka qenë i lehtë me fjalët e përdorura kundër shokut të tij të kombëtares, gjatë një videochat në Instagram me mikun e tij e influencerin Mohamed Henni: “Kush është më i mirë mes të dyve? E lehtë të përgjigjesh: nuk mund të ngatërrosh Formula 1 me kart – ka thënë lojtari i Real Madrid duke përdorur krahasimin e motorëve – E jam edhe i sjellshëm, të mosh shkojmë më tej… E di që jam unë Formula 1”. Një batutë, ndoshta, sigurisht një deklaratë që do të krijojë shumë debate.

Francezi ka ngritur shënjestrën më pas, duke theksuar vlerën e punës së pisët të bërë në kombëtare nga lojtari i Chelsea, në shoqërinë e Mbappé e Griezmann: “Giroud funksionon sepse është aty. Nuk është spektakolar, nuk ekzalton tifozët por punon, bën të tijën. Atë që bën ai nuk do ta shihni në një Griezmann apo Mbappé”.