Pavarësisht se kurrë nuk ka hequr dorë nga prodhimi i golave për skuadrën (ka dhënë 3 asiste në dy ndeshjet e fundit), Lionel Mesi vazhdon të mos e gjejë rrugën e rrjetës. Në këtë sezon me fanellën katalanase ka marrë pjesë në 46 gola nga 91 në total që ka skuadra e Barcelonës, por ende nuk po vjen goli i 700-të në karrierë.

Në 3 ndeshjet e fundit kapiteni i katalanasve nuk e ka gjetur dot rrjetën, por ka shërbyer shokët e tij të skuadrës si Ivan Rakitiç dhe Luis Suarez. Ndaj Sevijes, Bilbaos dhe Selta Vigos nuk ia ka dalë që të dërgojë topin në rrjetë dhe kjo është diçka e pabesueshme sepse ai ka qenë shumë i përfshirë në lojë. Por, Leo është duke vuajtur aspektin psikologjik, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Porta kundërshtare po i duket më e vogël dhe nuk po ia del që të shënojë golin e 700-të në karrierë.

Ai ka shënuar 629 gola me Barcelonën dhe 70 me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Sot në mbrëmje kundër Atletikos së Madridit do të tentojë të thyejë mallkimin e sfidave të fundit dhe sigurisht që mund t’ia dalë sepse përballë do të ketë një nga skuadrat që i ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij. Ai ka arritur që të shënojë 30 gola në portën e bardhekaltërve.