Chelsea po shikojnë për një veprim “të pamundur” për portierin e Barcelonës, Marc Andre ter Stegen.

Skuadra e Frank Lampard mendohet se është e prirë të zëvendësojë Kepa Arrizabalagan në afatin e ardhshëm të transferimeve, pas një aventure të vështirë në ‘Stamford Bridge’ për portierin më të shtenjtë në botë.

Edhe pse janë të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë të largosh Ter Stegen nga Camp Nou, ata janë të gatshëm të provojnë këtë verë.

Sipas Mundo Deportivo, Cheslea po vëzhgon me vëmendje negociatat e 28 vjeçarit me Barcelonën për vazhdimin e kontratës.

Ata janë gjithashtu të gatshëm të përfshijnë portierin spanjoll, Arrizabalaga si pjesë të marrëveshjes, në një përpjekje për të tunduar Barcelonën.

Por, gjithashtu raportohet se klubi katalan nuk mendon të pranojë largimin e Ter Stegen, duke e konsideruar si të paprekshëm.