Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e brazilianit.

Philippe Coutinho ishte i jashtëzakonshëm sot kundër Werder Bremen, duke realizuar het trik në fitoren 6:1 të Bayern.

Pas ndeshjes, David Alaba ka dhënë disa komente pozitive për lojtarin ofensivë.

“Nëse keni parë lojën sot, ne duhet ta blejmë atë, apo jo?” ka komentuar Alaba pas ndeshjes.

Klauzola në marrëveshjen e Coutinho përfshinë mundësinë e Bayern që të kryejnë transferim permanent të lojtarit gjatë verës së ardhshme, për 120 milionë euro.