Medalisti i artë i Kampionatit Botëror në peshëngritje, Briken Çalja ka mbërritur sot në Rinas ku është befasuar nga tifozët e shumtë.

Me flamuj dhe brohoritje, kampioni i botës në peshëngritje në shkëputje u prit nga disa tifozë me flamuj dhe thirrje për heroin kuqezi.

Briken Çalja mori medalje të artë dhe dy të argjendtë teksa për një kg do të shpallej edhe kampion bote në dygarësh në Uzbekistan.