Ish-sulmuesi i Lacios, gjermani Miroslav Klose, ka dhënë një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, teksa ka folur për shumë tema. Një nder to ka qenë dhe rritja e portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Gjithashtu Kolse ka folur për Milanin, Imobilen dhe jo vetëm.
Pioli dhe Milani? “Jam i lumtur që Milani i ka besuar Piolit. Ai e meriton atë gjë sepse është një njeri fantastik. Është njeriu i duhur, veçanërisht në një moment vështirësie si ky. Ai ka cilësi të rralla njerëzore. Jam i sigurt që Milani do të bëjë mirë”.
Inzagi? “Simone Inzagi është duke bërë një punë të jashtëzakonshme, unë jam i lumtur për të dhe për Lacion”.
Strakosha? “Surpriza e vërtetë për mua është Strakosha, kur unë isha atje, ai ishte portieri i tretë dhe sinqerisht do të kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia, se ai nuk do të mund të bëhej titullar. Nuk përcillte siguri, por ai tregon se duhet të japim hapësira për të rinjtë dhe t’u japim atyre kohë për t’u rritur”.
Imobile? “Kam menduar gjithmonë se ai ishte i fortë, edhe kur ishte te Torino. Ai punon shumë për ekipin, ai vrapon shumë, lufton. Ashtu si unë”.
Inter-Dortmund? “Është dora e Kontes, ndaj Interi është kaq i fortë. Ai ka cilësi në sulm me Lukakun dhe Lautaron dhe mbrojtje të fortë me Godin dhe De Vrij. Me Dortmundin, megjithatë, do të jetë e vështirë, pasi ata kanë shumë cilësi. Në kundërsulm ata janë të tmerrshëm. Do të jetë një garë e ekuilibruar”.