Kohë të vështirëa në Brazil. Kriza e lidhur me pandeminë e Covid-19, që ka përfshirë gjithë botën e sportit ka goditur rëndë edhe Flamengo, trofe mbajtës i Copa Libertadores. Sipas asaj që bën të ditur Globoesporte e të tjera media vendase, në këto ditë klubi i famshëm do ti komunikojë vendimin për shkarkimin nga puna 62 punonjësve, për të arritur në një kursim mujor prej rreth 3 milionë reais, ose dicka si 500 mijë euro.
Shkarkimet kanë nisur nga kategoritë bazë e kanë shkaktuar indinjimin e shumë tifozëve brazilianë, duke patur parasysh impaktin që mund të kenë këto masa mbi shumë familje. Globoesporte, për cdo rast, saktëson se zgjidhjet e kontratave nuk do të kalojnë 10% të totalit të punonjësve e në javët e ardhshme janë parashikuar të tjera masa, mes të cilave shkurtimi i pagave për futbollistët.