Zlatan Ibrahimovic e ka frymëzuar Milanin drejt një fitoreje 4:1 kundër Sampdorias të mërkurën, me kuqezinjtë që mbesin ende me shpresa për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës në ditën e fundit të sezonit në Serie A. Ibrahimovic i shënoi dy gola dhe e përgatiti golin e Hakan Calhanoglut, ndërsa Rafael Leao shënoi një herë në Stadiumin Luigi Ferraris, me vendasit që shënuan tepër vonë përmes Kristoffer Askildsen, raporton Gazeta Express. Me këto tri pikë, kuqezinjtë i afrohet Romës në vetëm një pikë, një javë para përfundimit të sezonit 2019/20 në përpjekje për ta zënë pozitën e pestë që dërgon në Ligën e Evropës, edhe pse kryeqytetasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Milani do të përballet me Cagliarin në ndeshjen e fundit në ligë. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Sampdroian, e cila ngel në pozitën e 15-të por jashtë rrezikut për rënie nga liga. Ibrahimovic nuk humbi shumë kohë dhe e kaloi Milanin në epërsi pas vetëm katër minutave lojë. Pas një kohe të gjatë pauze, sulmuesi suedez asistoi për Calhanoglun, i cili shënoi në porën boshe për t’ia dyfishuar epërsinë kuqezinjve në minutën e 52-të. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ibra shënoi sërish. Maroni e humbi rastin ta kthejë Sampdorian në lojë në minutën e 78-të, kur e humbi penalltinë, para se Askildsen ta bënte atë duke shënuar atë që ishte goli i vetëm për vendasit në këtë takim. Sepse Leao e fundosi Sampin duke shënuar për 4:1 për Milanin në minutën e 92-të.