Manchester City zyrtarizoi riblerjen e kartonit të Jose Angel Esmoris Tasende, i njohur shkurt me emrin Angelino, i cili para një viti u shit për 5.5 milionë euro tek PSV.

Mbrojtësi i majtë luajti për një sezon në Holandë dhe tani Pep Guardiola vendosi ta rikthejë, duke e riblerë për 12 milionë euro, plot 6.5 mln më shumë sesa e shitën. Një skemë e përdorur nga klubi anglez për të rregulluar bilancin ekonomik dhe tani marrin sërish në gjirin e tyre 22-vjeçarin.

Spanjolli firmosi kontratë 4-vjeçare me “Qytetarët” dhe tashmë do të vihet nën urdhrat e trajneri spanjoll për sezonin e ardhshëm.

Angelino u ble nga akademia e Deportivo La Coruna në vitin 2013 për 4.5 milionë euro dhe më pas kaloi një kalvar huazimesh. Në sezonin e shkuar me PSG luajti në 36 ndeshje në Eredivisie dhe në 6 të tilla në Champions League.