Shkruan: Nexha Xhema

Kur jemi te propaganda e tmerrshme e “familjes patriarkale”, s’po muj me u duru pa shkru edhe pak…

Në Spanjë, femrat deri vonë nuk kanë shku hiq në shkollë, vetëm ate bazike edhe janë eduku si me qenë amvise të mira! Kur kanë fillu shkollën, kanë viju mësimin në klasa të ndara, pra femrat dhe meshkujt nuk janë përzi.

Ky fenomen ka qenë i shpërndarë edhe në Britanin e Madhe (e në disa kolegje ende vazhdon), edhe në France etj. Tek ne, ani pse kemi filluar të shkollohemi vonë, nuk ka pas ndarje të tilla.

Tjetra, femrat ende në këto shtete të civilizuara nuk paguhen njejtë se sa meshkujt, për të njejtën punë, e për të njejtin orar.

Tjetra, nënat në përgjithësi, po në këto shtete të civilizuara, (po e marr shembullin e Holandës), ende shumica prej tyne rrisin fëmijët vet, biles i vendosin që të gjithë grumbull në një biçikletë kur bejnë pazarin, dhe ashtu të ngarkuara kthehen në shtëpi për të vazhduar me drekën e darkën, për të pastruar shtepinë vet (sepse nuk kanë pastruese sikurse tek ne në Kosovë) dhe çka është më e rëndesishmja, minimumi prej tyne vazhdojnë studimet. Zakonishtë mbarojnë një shkollë zanati dhe punojnë nëpër puna me orar të shkurtër.

Por, asnjërën prej tyne nuk e ndëgjon se flasin për patriarkatin në familje dhe nuk e konsiderojnë këtë fenomen si një prapambeturi.

Une, siç thotë edhe Mentor Llugaliu, në shumë familje nëpër farefis po edhe nëpër shoqëri, e vërej se femra është dominante dhe gjithherë bëhet siç thotë ajo. Biles, kurr në perëndim nuk kam pa femra që dalin kaq lirshëm në mramje pa burra, shkojnë në eskurzione pa burra, e dalin nëpër nightclub’s pa burra. Ndodhë rrallë, por jo kështu si te ne!

Tash, mos të i përvetësojmë gjërat, por kur bie fjala te vrasja makabre që ndodhi, kjo nuk besoj kurr se ka ndodhë vetëm e vetëm pse ajo ishte femër!

E mbaj mend si e vogël se në Fushë Kosovë, gruaja me dashnorin e pat vra burrin, mëpastaj e kanë pre copë-copë edhe e ka betonu në dyshemen e dhomës së gjumit!

E mbaj mend se si babai me vajzën e madhe, në mes të arave të komunës së Prishtinës, e kanë vra vajzën e vogël 6 vjeçare me shkopinjët e luleve të diellit, vetëm pse ajo loqka ka dëshiru me shku në shkollë! Po, po, baba me t’motrën e kanë vra!

.

Kemi plotë raste tek ne, siç ka gjithkundi në botë, për motive të ndryshme, por këto nuk janë bërë lajme, as në gazeta, e as ne televizione e radio. Atëbotë, janë kujdesur për gjendjen mendore të njeriut, dhe na kanë lënë të rritemi shëndetshëm me bindjen se të gjithë njerëzit janë të mirë dhe po rritemi në paqe.

Sot këto lajme marrin hovë dhe e mbulojnë çdo portal, çdo tv, çdo debat…E pse? Sepse iu intereson vetëm klikimi, duke mos e qa kokën për shëndetin mendor të të tjerëve…(Por jo vetëm tek ne!)

Debatet e mbrëmshme ishin çmenduri…

Kjo s’ka të bëj as me feminizëm, as me do emra që i zbulut qitash! Vrasës ka pas, ka, edhe do të ketë gjithmonë, çfardo gjinije çoftë. Prandaj, mos naj boni Kosovën Afganistan se s’jemi!

Sot femra bënë çka të donë e si të donë ajo vet. E nëse ajo vet vendos me duru dhunën, ajo ka vendos. Ta dini…e mos harroni se në shumë raste, ajo ka mujt me denoncu edhe me u largu prej dhunës (nuk po flas këtu për rastin e Liridonës). Por, si shumica e femrave nëpër botë, por edhe e meshkujve, mësohen me dhunën edhe me durimin se nje ditë do të bëhet mirë..E, këtu duhemi pak me u ndalë e me shpërnda informata edukative, me iu tregu se çka dmth me jetu me një narcisoidë, maspari me e identifiku problemin, e mandej me debatu se si dilet nga kjo situatë. Me e eduku popullatën, sepse ky është problem global kudo në botë!

Po jo, ju vazhdoni përcillni BB,dhe serialet turke, e knej kukatni për të drejtat e femrave!

Pse nuk dolët një herë me ngritë zanin kundër BB, aty ku fëmiut të juaj i ipet shembulli më i “mirë” se çka dmth me arritë për me qenë VIP në Kosovë!

Vazhdoni terrorizoni mësueset, e arsimtarët, e leni fëmijët të rriten me telefon e ipad’a, përderisa ju vazhdoni të i kopijoni VIP-at dhe serialet…

Po jo…nuk bënë, ju duheni me dalë me parulla feministe e me na ba Afganistan, me i keqpërdor tragjeditë që me u ba ju të famshëm! Balazija, balazija…

N’nerva po m’shkoni e ma plasët barkun!