“Rossoneri” e kanë vendosur çmimin për mesfushorin e tyre luftarak, të cilin e kërkojnë në Premierligë
Milani mund të heq dorë nga Franck Kessi gjatë janarit.
Sipas portalit italian, “Calciomercato”, “Rossoneri” mund ta shesin mesfushorin luftarak gjatë dimrit nëse e pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurosh.
Wolverhamptoni është i interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit.
Dhe, nëse klubi nga Premierliga e bën një ofertë të kënaqshme, atëherë futbollisti mund t’i japë fund eksperiencës në Serie A muajin e ardhshëm.
Kessie e ka realizuar një gol në 15 ndeshje në kampionatin italian këtë sezon.