Gjashtë herë kampioni i Moto GP, Marc Marquez me të vërtetë nuk ka fat në pistën në Jerez.

Vitin e kaluar, ai pati një aksident të rëndë në pistën e famshme spanjolle, pasi theu krahun e djathtë dhe i dha fund sezonit, dhe tani i ndodhi e njëjta gjë, vetëm me pasoja shumë më të lehta.

Marquez pësoi një tjetër aksident të rëndë në të njëjtën pistë në stërvitje sot para garës së katërt të sezonit.

Me një shpejtësi prej më shumë se 160 kilometra në orë, ai humbi kontrollin e motorit, ra në hyrje të kthesës dhe u fut drejt në gardhin mbrojtës.

Sipas informacionit të parë, ai për fat të mirë nuk ishte plagosur rëndë, por gjithsesi përfundoi në spital ku do të kryhen ekzaminime shtesë.

https://twitter.com/i/status/1388450052616634374