Suso është gjithnjë e më pranë Sevilla. La Liga nuk është shprehur ende për të ardhmen e kampionatit e shpreson akoma të përfundojë sezonin, duke evituar ti dorëzohet koronavirus si Hollanda e Franca. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të ketë ndryshim strategjish në merkato dhe një prej tyre, sipas asaj që bën të ditur As, prek edhe aksin Sevilla-Milano. Nëse Liga nuk do të nisë, andaluzianët do të ishin të kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm e blerja e sulmuesit anësor spanjoll do të bëhej detyrim.

Automatizmi do të bëhej me zyrtarizimin për ngrirjen e klasifikimit aktual të kampionatit, me klubin andaluzian në vendin e tretë e kështu me të drejtën për tu kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Champions. Për Milan janë të siguruara 25 milionë euro. Eventualitet i konfirmuar nga vetë Suso sapo është ngacmuar për mundësinë për të qendruar në Sevilla: “Janë disa opsione për blerjen time përfundimtare, por nëse do të kualifikoheshim në Champions është e sigurtë që do të qendroj”.