Duket se ‘fati’ nuk është në favor të Paolo Dybala në dy muajt e fundit. Sulmuesi i Juventusit ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19 për herë të katërt në gjashtë testime. Edhe pse së fundmi Dybala deklaroi se ndihej shumë mirë dhe se nuk po shfaqte më simptoma, testet e koronavirusit kanë treguar se lojtari nuk ka fort arsye për t’u gëzuar.

Dybala njoftoi më 21 mars se ai dhe e dashura rezultuan pozitivë me Covid. Deri më tani, rezulton se edhe kjo e fundit nuk ka arritur të mposhtë koronavirusin. Çifti janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që rezultatet e testimeve të ndryshojnë pas disa javësh