Mesfushori i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka shprehur solidaritetin me viktimat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri, duke bërë thirrje për t’u lutur për popullin shqiptar.

30 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë.