‘Los Blancos’ përjetuan një eliminim të turpshëm në ‘Santiago Bernabeu’, duke u mposhtur 1:4 nga Ajax.

Me humbjen nga Ajax, Real Madrid brenda një javë dështon në tri kompeticione, duke mbetur pa tituj këtë sezon.

‘El Chiringuito’ raporton se presidenti Perez, dëshiron të marrë masa urgjente pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.

Raportohet se Perez dëshiron rikthimin e Zinedine Zidane te Real Madrid, duke i ofruar postin e trajnerit për herë të dytë me efekt të menjëhershëm.

Zinedine Zidane është i papunë që pas largimit nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit të kaluar.