Vedat Muriqi pritet që të jetë kapiten i përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen ndaj Malit të Zi

Kosova sot luan me Malin e Zi në Podgoricë në kuadër të kualifikmeve të Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës ka disa mungesa të rëndësishme sonte dhe Challandes nuk mund të llogarit në shëbrimet e Valon Berishës, Hekuran Kryeziut, e Herolind Shalës. Që të tre këta në ta kaluarën kanë bartur edhe shiritin e kapitenit, kur në fushë nuk ishte Samir Ujkani.

Ndërsa, sot Kosova pritet të ketë një kapiten të ri dhe ai është Vedat Muriqi, i cili në 16 ndeshje ka shënuar 4 gola me përfaqësuesën e Kosovës.