Filozofi i parë ekzistencialist, shkrimtari dhe mendimtari danez Soren Kierkegaard ( 5 maj, 1813- 11 nëntor 1855) mund të ketë jetuar vërtetë një jetë të shkurtër, por ajo ishte e thellë dhe kuptimplotë, me një ndikim që rrezatoi dije gjërësisht nëpër shekujt e mëvonshëm dhe shkollat filozofike.
Ai ishte gjithashtu një nga moria e madhe e shkrimtarëve që përfituan shumë nga mbajtja e një ditari. Në asnjë vepër tjetër përzierja paradoksale e melankolisë dhe idealizmit të tij, e dëshpërimit për gjendjen njerëzore dhe optimizmit për qëllimin e lartësuar të jetës, nuk shkëlqen më bukur se te “Ditari i Soren Kierkegaard“.
Një përmbledhje kjo mjaft intensive e Kierkegaardit, me reflektime befasuese në gjithçka, nga lumturia dhe melankolia deri te shkrimi dhe letërsia, deri tek vetë dyshimi dhe opinioni publik.
Me një analizë intuitive që në 1847, 34-vjeçari Kierkegaard vëzhgoi një patologji të përhapur te njerëzimi jonë i rremë, ai shpjegon psikologjinë themelore që fshihet pas fenomeneve bashkëkohore si ngacmimi, trollet dhe sulmet e përgjithshme të kritikëve të vetë-shpallur të internet, të cilët informalisht njihen si hejtësrat e virtualitetit.
Kierkegaard që asokohe shkruan:
“Ekziston një formë e zilisë dhe xhelozisë për të cilën hasë gjithmonë shembuj, në të cilat individët përpiqen të përfitojnë diçka duke u tallur. Në qoftë se, për shembull, unë hyj në një ambient me shumë njerëz, ndodh shpesh që: njëri andej nga fundi të drejtojë gishtin dhe të fillojë të qeshi me mua; me sa duket, ai mendon se ai është një mjet i opinionit publik.
Por, mbani vesh dhe vini re, nëse më vonë unë bëj të njëjtin gjest të rëndomt dhe të zakonshëm siç bëri ai, i njëjti person bëhet pafundësisht i lakmueshëm. Në thelb, ai më konsideron mua si dikush me shumë vlera, më shumë ndoshta nga ç’zotëroj vërtetë, dhe meqënëse nuk mund të bëhet pjesëtar i madhështisë sime, të paktën ai mund të qeshë me mua.
Por sapo ai bëhet pjesëtar, siç u bë, ai mburret më pas për madhështinë time. Kjo vjen nga bashkëjetesa me një shoqëri mendjengushtë.”
Nuk ka gjasa që Kierkegaard të ketë qenë i informuar për atë çka do t’i ndodhte shoqërisë në të ardhmen. Babai i ekzistencializmit e formuloi këtë truk të psikologjisë nga ana e kundërt për të përballuar ziliqarët, por shembulli i tij ende vazhdon të transmetojë një anekdotë që e mishëron të vërtetën në mënyrë të përkryer.
Ai rikujon dhe tregon se një herë kishin ardhur tre djem të rinj jashtë portës së tij, të cilët, kur e panë, “filluan të qeshin dhe nisën gjithë gamën e veprimeve të pafytyrësisë”. Ndërsa iu afrua atyre, Kierkegaard vuri re se ata po pinin puro dhe u kthye te njëri prej tyre, për t’i këkuar çakmakun.
Papritmas, sjellja e burrave mori një kthesë dramatike – shkëmbimi, në dukje i thjeshtë, u kishte dhënë pikërisht ftesën për pjesëmarrje në madhështi:
”Menjëherë, të tre hoqën kapelet e tyre dhe dukej sikur u kisha bërë nder duke kërkuar një çakmak. Ndoshta , të njëjtët njerëz do të ishin të lumtur të brohorisnin për mua, nëse do t‘u drejtohesha thjesht me një fjale miqësore, e lëre më shumë…
Gjithçka i përmbahet pjesës teatrale. Por sa e paçmueshme dhe interesante është kur i fitojmë njohuritë e psikologjisë njerëzore në këtë mënyrë.”
Shtatë vjet më vonë, pak para vdekjes së tij të parakohshme, ai e rishikon këtë temë me një ndjenjë që shpjegon më imtësisht psikologjinë e urrejtësve:
“Duke treguar se atyre nuk u interesoj unë, ose duke u kujdesur që unë të mendoj se s’ju bëhet vonë për mua, prap nënkupton varësi ndaj meje… Ata më ofrojnë respekt duke më treguar se nuk më respektojnë.”/BrainPickings/