Pesë monumente të trashëgimisë islame të Kosovës, shumë shpejt pritet të renovohen. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Bëhet fjalë për Xhaminë e madhe në Ferizaj, xhaminë e Çokut në Junik, e Sudi Efendisë në Prishtinë, të Orllanit në Podujevë si dhe xhaminë e Burojës në Skenderaj.
Ndërkohë, para se të nisin punimet për renovimin e këtyre objekteve, paraprakisht do të pritet të përfundojnë projektet për këto objekte fetare.