Arbër Zaimi

Rama po thotë se e vetmja mënyrë që të rritet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, është duke u marrë vesh me Serbinë.

Pra, Rama po lë të kuptohet se mbi 70 marrëveshje që i ka lidhur Shqipëria me Kosovën, në mbledhje të përbashkëta qeveritare, nuk janë zbatuar deri sot, sepse nuk ka lejuar Serbia.

Po të jetë kështu, pse nuk ia tha publikut qysh prej fillimit? Pse i bëri mbledhjet me flamurë, ku ky me Haradinajn bënin shqiponja me gishta?

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë janë marrëveshje mes dy vendesh sovrane, ato duhen respektuar e zbatuar. Nuk është serioz kryeministri që justifikon dështimet duke thënë “nuk na lejon Serbia”. Nëse edhe Serbia i imponohet si të dojë Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, atëherë ky është regres në politikën e jashtme e në sovranitetin tonë.