Milot Rashica ka konfirmuar nëse do të jetë gati për lojë, nesër kundër Malit të Zi.
Ylli i Kosovës në konferencë për media konfirmoi se ai do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, transmeton Insporti
Rashica është stërvitur i vetëm në ditët e para të grumbullimit, për shkak të angazhimit që kishte pasur me Werder Bremenin.
Ai tha se është gati 100% për këtë ndeshje.
“Besoj se jam gati 100%”, tha Milot Rashica në konferencë për shtyp.
“Ndeshjen e fundit kam luajtur 90 minuta, ka qenë e vështirë kundër Frankfurtit në terren të vështirë, për këtë shkak në ditët e para të grumbullimit jam stërvitur vetë”, tha Rashica.
“Kam pasur kohë të rikuperohem dhe shpresoj të jam më të mirën në terren”, ka potencuar Rashica.