Hysamedin Feraj e thotë shkurt e shqip dhe argumentueshëm, shkruan e pavarura MekuliPress.
Feraj shkruan në facebook :
“Çelësin që ndez dhe fik Erion Veliajn, fjalët dhe veprimet e tij, e mban Goran Bregoviçi.
Sepse përpara Veliajt, Rama ia ka dorëzuar çelësin e Bashkisë së Tiranës këtij admiruesi të Millosheviçit, i admiruar nga Rama.
Prandaj, kur Veliaj shkon në zyrë, e gjen aty të frymëzuarin prej Millosheviçit, dhe ndoshta frymëzimin prej tij.
Nga shtypi serb i asaj kohe:
“Edi Rama këndon e çmendet nën kallashnikovin serb: shikoni si e kalli Tiranën Bregoviçi! (Blic.rs.)”.
Pastaj habitemi pse Veliaj ia vë flakën e kazmën Tiranës?!
Sepse nuk vëmë re që Serbia e ka sunduar dhe e sundon Shqipërinë po aq sa i ka sunduar shqiptarët jashtë saj.
Nuk kuptojmë se rezistenca ndaj shovinizmit serb nuk bëhet për hir të “vëllezërve tanë kosovarë”, por për çlirimin e vetes tonë. Bashkë me ta.
Kur të kuptojmë kaq, nis çlirimi ynë i mirëfilltë nga mjerimi shekullor.”