Nelson Semedo thuhet se do të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mundo Deportivo raporton se Blaugranasit janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin portugez, nëse pranojnë një shumë të kënaqshme.
Sipas asaj që raporton mediumi i afërt me skuadrën katalunase, Jorge Mendes ia ka ofruar Juventusit shërbimet e Semedos qysh në afatin e janarit.
Por, e gjitha do të varet nga vendimi i Fabio Paraticit nëse portugezi do të kalojë në radhët e torinezëve.
Kampioni i La Liga-së e vlerëson Semedon në shumën e 50 milionë eurove, por Zonja e Vjetër është e gatshme të paguajë vetëm 35 milionë.