Ashtu sic pati premtuar një javë më parë, Florian Marku ka zbuluar rivalin e 25 gushtit, sfidë që do të zhvillohet në “Air Albania”. Boksieri shqiptar bëri me dije se përballë është një meksikan.

“Kam pritur gjithë karrierën time për t’u rikthyer për një ndeshje kaq të madhe në Atdhe. Kjo është për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë time.

Kjo është koha ime, më 25 gusht kthehem në Shqipëri për t’u ndeshur për titullin e dytë në karrierën time WBC Silver Interim kundër meksikanit Miguel Parra, në një stadium gjigant si “Air Albania”.

Ju pres të gjithëve atje! I pres të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër botë atë ditë në stadium më 25 gusht. Biletat dalin në shitje këtë të enjte në orën 10:00 në faqen https://al.ebileta.al/