Mike Tyson është duke projektuar kthimin e tij në ring për bamirësi, 15 vjet nga tërheqja. Vitet, në fakt, nuk duket se lënë gjurmë mbi ‘Iron Mike’, që në një video të postuar të stërvitjes, para rikthimit sensacional, dëshmoi një forcë e shpejtësi fantastike.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka postuar në Twitter një video të tij të përgatitjeve para se të zbresë sërisht në ring në moshën 53 vjecare. Ai ka shkruar: ‘Jam një djalë i keq përjetë’, e klipi tregon goditje të egra të tij, që trondisin edhe trajnerin.
https://twitter.com/MikeTyson/status/1256300450539700224