“Arti e pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.”– Pablo Picasso
“Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.” – Ralph Waldo Emerson
“I dua ata që mund të qeshin në vështirësi.” – Leonardo Da Vinçi
“Mos jeto me frikën e vdekjes, por jeto me gëzimin që ke jetuar.”– Jim Morrison
“Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes.” – Voltaire
“Secila zemër e këndon një këngë, të paplotë, deri sa një zemër tjetër ia kthen me pëshpëritje. Ata që duan të këndojnë, gjithmonë e gjejnë një këngë. Nga prekja e dashurisë, të gjithë bëhen poetë.”– Platoni
“Është goxha hap të fillosh të dashurosh. Ju duhet të keni energji, zemërgjerësi dhe verbëri. Ekziston madje një moment që në fillim kur ju duhet të hidheni mbi një humnerë: nëse filloni të mendoheni rreth saj, ju nuk e bëni.”– Jean Paul Sartre
“Të gjitha njohjet tona fillojnë me shqisat, vazhdojnë pastaj me kuptueshmërinë dhe përfundojnë me arsyen. Nuk ekziston asgjë më e lartë se arsyeja.”– Immanuel Kant
“Individi duhet gjithmonë të luftojë për të mos u pushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë ju shpeshherë do të jeni i vetmuar dhe ndonjeherë edhe i frikësuar. Megjithatë, asnjë çmim nuk është i lartë për tu paguar, për privilegjin e posedimit të vetvetes.”– Friedrich Nietzsche
“Pse të keni frikë nga vdekja zotërinj… ? nuk është asgjë tjetër veç se ta shohësh veten më të mençur se sa në të vërtetë je, të mendosh se e di edhe atë që në të vërtetë nuk e di. Askush nuk e di nëse vdekja mund të jetë më e madhja ndër bekimet njerëzore, përderisa njeriu i frikësohet asaj sepse mendon se ajo është e keqja më e madhe.”–Sokrati