Sapo u zbulua qëllimi (elaboarati) fashist i Akademikut serb, Ivo Andriq, kundër kombit shqiptar, pasoj një paknaqësi, frikë, urrejtje dhe zhgënjim në mesin e disa intelektualëve patriotë shqiptarë.

Në këto situata të rënda të kombit shqiptar, Esat Mekuli nuk rrinte i qetë, intelektuali shqiptar reagoj, kundërshtoi dhe rrezikoj burgim dhe likuidim fizik nga politika nacionaliste serbe të ish-Jugosllavisë.

Sot e pavarura MekuliPress ju sjellë në vëmendje lexuesve dhe studiuesve polemikën e guximshme dhe largëpamëse të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili përmes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, nr. 4, f. 390, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb, më 1980, nr. 9, f. 364, shpreh kundërshtimin dhe zemërimin e tij ndaj nobelistit serb Ivo Andriq.

Esat Mekuli shkruan: Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939, i cili u publikua tash vonë, të shkruar nga Ivo Andriq

Si ke mundur?

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –
faqe dhune, robërie e smire?…
Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si ti’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!