Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se mes VV dhe LDK është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit të Kosovës.

Sipas Abdixhiut stadium i përfaqësueses së Kosovës është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i “kombëtares” së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku.