Do të jenë pesë ndeshjet e fundjavës në Serie A që do të luhen me dyer të mbyllura: ndeshja titull Juventus-Inter, Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal e Sassuolo-Brescia. Vendimi është marrë nga presidenti i Lega Serie A sipas Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave në 25 shkurt 2020 “Dispozitat e mëtejshme të zbatimit të dekretit-ligj të 23 shkurtit 2020, n. 6, që përmbajnë masa urgjente në lidhje me kontrollimin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike nga COVID-19 “.

Ishte krijuan në fakt hipoteza për ta luajtur sfidën titull Juventus-Inter me tifozë, porn ë mbrëmjen e djeshme erdhi vendimi zyrtar nga Serie A. Vendim i aprovuar edhe nga prefekti i Torinos Claudio Palomba pas një mbledhje me presidentin e Rajonit Piemonte, Alberto Cirio, me prefektët e kryebashkiakët e kryezonave piemonteze.

Kështu do të luhet pa publik në Torino, Milano, Parma, Reggio Emilia e Udine ndërsa tifozët mund të asistojnë ndeshjet në Lecce, Cagliari, Genova, Roma e Napoli. Lega e Serie A ka komunikuar edhe se programimin e rikuperimeve të ndeshjeve Atalanta-Sassuolo e Inter-Sampdoria do ta bëjë të ditur me një komunikatë të dytë.

RIKUPERIMET JAVA E 6 E KTHIMIT

E mërkurën 11 mars 2020 ora 15.00 HELLAS VERONA – CAGLIARI

E mërkurë 11 mars 2020 ora 18.30 TORINO – PARMA

NDRYSHIME JAVA E 8 E KTHIMIT

E shtunë 7 mars 2020 ora 15.00 TORINO – UDINESE
(jo të hënën 9 mars 2020 ora 18.45)

E hënë 9 mars 2020 ora 20.45 LECCE – MILAN
(jo në orën 21.00)

NDRYSHIME JAVA E 9 E KTHIMIT

E shtunë 14 mars 2020 ora 15.00 BRESCIA – GENOA
(jot ë dielën 15 mars 2020 ora 15.00)

E dielë 15 mars 2020 ora 15.00 SASSUOLO – HELLAS VERONA
(jo e shtunë 14 marso 2020 ora 15.00)