Sulmuesi i Kosovës, Valmir Sulejmani, edhe zyrtarisht është rikthyer te Hannover.

Pas dy sezonesh te kaluara te Manheim, 24 vjeçari ka vendosur karrierën ta vazhdojë te Hannover, fanellën e të cilës skuadër e ka veshur edhe në të kaluarën.

Lajmin për transferimin e Sulejmanit e ka konfirmuar Hannover, në faqen zyrtare të klubit.