Këngëtari i njohur shqiptar, Nysret Haxha, ka realizuar një këngë për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, shkruan “MekuliPress”.

Kënga titullohet “Erdhi dita”, ashtu si motoja e Vetëvendosjes në fushatë, teksa në rreshtat e këngës së Nysret Haxhës, këndohen teksti si: “Erdhi dita, po fiton e Kosova” si dhe “Sot o kurrë na duhet Albini”.

Kjo është kënga e parë për Albin Kurtin, ndërsa më herët kemi dëgjuar këngë edhe për ish liderët e tjerë politik.