Albin Kurti për fitoret e dy skuadrave shqiptare ??:

“Teksa Kosova shënoi 2 gola në portën e Malit të Zi në Prishtinë, merrnim mesazhet për 4 golat e Shqipërisë si mysafire në Moldavi.

Dy skuadrat tona na gëzuan sonte 6 herë. Dhe, nuk morën asnjë gol. Sulmuan bukur e suksesshëm. U mbrojtën mirë e pa siklet. Shkëlqejnë shqiptarët, sado pak mundësi kur kanë.”