Turqia mund të largohet nga UEFA për shkak të festimit ushtarak pas golave të shënuar. Turqit mund të dënohen krejtësisht dhe ky mund të jetë fati ynë.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë vendin e saj e merr vendi i tretë më i mirë. Të paktën ky është varianti që ka dhënë mbrëmë ish-arbitri i njohur, Lorenc Jemini për “Procesi Sportiv”.

“Shqipëria duhet të luftojë për vendin e tretë. Sot është folur edhe për një variant tjetër. Turqia nëse nuk tërhiqet nga Siria, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA. Në këtë mënyrë, do të shkojë vendi i tretë më i mirë. Nuk i dihet. Është përfolur sot pasdite për këtë variant. Gjithsesi ne duhet të fitojmë ndeshjet për të kaluar edhe në një vazo më sipër. Sa i përket festës ndaj nesh të turqve, ka vetëm vendim disiplinor”